
Futja e kartës SIM dhe e baterisë
I rëndësishëm: Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur vetëm me një kartë
SIM standarde (shikoni figurën). Përdorimi i kartave SIM jo të përputhshme mund të
dëmtojë kartën ose pajisjen dhe mund të dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë. Ju
lutemi këshillohuni me operatorin tuaj celular për përdorimin e një karte SIM që ka një
prerje mini-UICC.
Fillimi
5

Ky telefon është parashikuar të përdoret me një bateri BL-4U. Përdorni gjithmonë
bateri origjinale Nokia.
Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose
përkuljet, kështu që kujdes kur e mbani, e futni ose e hiqni kartën.
1 Vendosni gishtin në të çarën në anën e telefonit dhe ngrini e hiqni me kujdes
kapakun e pasmë. Nëse bateria është e futur, ngrijeni baterinë jashtë.
2 Rrëshqitni mbajtësin e kartës SIM për ta zhbllokuar dhe përdorni thoin për ta
ngritur.
3 Sigurohuni që zona e kontaktit e kartës SIM të jetë e drejtuar poshtë dhe
vendoseni kartën në mbajtës. Rrëshqitni mbajtësin e kartës që ta bllokoni.
6
Fillimi

4 Vini drejt kontaktet e baterisë dhe të dhomëzës së baterisë dhe futni baterinë.
Për të rivendosur kapakun e pasmë, drejtoni kapëset e poshtme bllokuese drejt
foleve të tyre (1) dhe shtypni kapakun derisa të shkojë në vendin e duhur (2).