
Ngarkimi i baterisë
Telefoni juaj është ngarkuar pjesërisht në fabrikë por mund t'ju duhet ta ringarkoni
para se ta ndizni telefonin për herë të parë.
Nëse telefoni juaj tregon ngarkim të ulët, kryeni sa vijon:
8
Fillimi

1 Lidheni ngarkuesin me një prizë në mur.
2 Lidheni ngarkuesin me telefonin.
3 Kur telefoni tregon ngarkim të plotë, shkëputeni ngarkuesin nga telefoni, pastaj
nga priza në mur.
Nuk keni nevojë ta ngarkoni baterinë për një kohëzgjatje të caktuar dhe mund ta
përdorni telefonin gjatë ngarkimit. Gjatë ngarkimit telefoni mund të jetë i ngrohtë.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa minuta para se të
shfaqet treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.
Nëse një bateri nuk është përdorur për një kohë të gjatë, për të filluar ngarkimin mund
të nevojitet ta lidhni me ngarkuesin, më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri.
Ngarkimi i telefonit gjatë dëgjimit të radios mund të ndikojë në cilësinë e sinjalit.