
Bllokoni telefonin tuaj
Dëshironi ta mbroni telefonin tuaj nga përdorimi i paautorizuar? Përcaktoni një kod
sigurie dhe caktoni që telefoni të kyçet vetë kur nuk po e përdorni.
Vendosja e një kodi sigurie të personalizuar
1 Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
dhe
Siguria
>
Kodet e hyrjes
>
Ndr. kod. e sigurisë
.
2 Futni kodin e paracaktuar të sigurisë, 12345.
3 Futni një kod të ri. Nevojiten minimalisht 5 numra. Mund të përdoren vetëm
numra.
Ruajeni kodin e sigurisë dhe në një vend të sigurt, larg nga telefoni juaj. Nëse e
harroni kodin e sigurisë dhe telefoni juaj është i bllokuar, telefoni juaj do të ketë
nevojë për shërbim. Mund të aplikohen pagesa shtesë dhe mund të fshihen të
gjitha të dhënat tuaja personale në telefon. Për më shumë informacion,
kontaktoni një pikë Nokia Care ose shitësin e telefonit tuaj.
Aktivizimi i bllokimit të sigurisë
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
dhe
Telefon
>
Bllokimi i tastierës
>
Aktive
.
Telefoni kyçet kur kyçen butonat dhe ekrani. Ju duhet kodi i sigurisë për ta zhbllokuar
telefonin.