
Përgatiteni telefonin tuaj për riciklim
Nëse bleni një telefon të ri ose dëshironi ta flakni telefonin tuaj, Nokia ju rekomandon
ta ricikloni telefonin tuaj. Paraprakisht, mund të dëshironi të hiqni të gjithë
informacionin dhe përmbajtjet personale nga telefoni juaj.
Heqja e të gjithë përmbajtjes dhe rikthimi i cilësimeve në vlerat fillestare
1 Krijoni rezervë të përmbajtjes që dëshironi të ruani në një kartë kujtese të
përputhshme ose kompjuter të përputhshëm.
2 Mbyllni të gjitha thirrjet dhe lidhjet.
3 Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
dhe
Kthe cil. e fabr.
>
Të gjitha
.
4 Telefoni juaj fiket dhe ndizet përsëri. Kontrolloni me kujdes që e gjithë përmbajtja
juaj personale, si kontakte, fotografi, muzikë, video, shënime, mesazhe, emaile,
prezantime, lojëra dhe aplikime të tjera të instaluara janë hequr.
Përmbajtja dhe informacioni i ruajtur në kartën e kujtesës ose kartën SIM nuk
është hequr.