
Përditësoni softuerin e telefonit tuaj duke përdour telefonin
Dëshironi të përmirësoni performancën e telefonit tuaj dhe të merrni përditësime të
aplikimit dhe veçori të reja? Përditësoni rregullisht softuerin për të marrë më të mirën
e telefonit tuaj. Gjithashtu mund të caktoni që telefoni juaj të kontrollojë
automatikisht për përditësime.
Paralajmërim:
Nëse instaloni një përditësim programi, nuk mund ta përdorni pajisjen qoftë dhe për
të kryer thirrje urgjence, derisa instalimi të përfundojë dhe pajisja të rifunksionojë.
42
Menaxhimi i telefonit

Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin
e sasive të mëdha të të dhënave, që mund të sjellë kosto të trafikut të të dhënave.
Para se të filloni përditësimin, lidhni një ngarkues ose sigurohuni që bateria e pajisjes
të ketë energji të mjaftueshme.
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
.
1 Zgjidhni
Telefon
>
Përditës. e telef.
.
2 Për të shfaqur versionin e softuerit aktual dhe kontrolluar nëse një përditësim
është i disponueshëm, zgjidhni
Detajet akt. të softit
.
3 Zgjidhni
Shkark. soft. tel.
për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim të
softuerit. Ndiqni udhëzimet e afishuara.
4 Nëse instalimi u anulua pas shkarkimit, zgjidhni
Inst. prd. e softit
.
Përditësimi i softuerit mund të kërkojë disa minuta. Nëse ka probleme me instalimin,
kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit.
Kontrolli për përditësime softueri automatikisht
Zgjidhni
Prd. auto i softit
dhe përcaktoni sa shpesh të kontrolloni për përditësime të
reja softueri.
Siguruesi juaj i shërbimit në rrjet mund t'i dërgoni përditësimet e softuerit të telefoni
me valë direkt në telefonin tuaj. Për më tepër informacion mbi këtë shërbim të rrjetit,
kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit.
Menaxhimi i telefonit
43