Kopjimi i muzikës nga kompjuteri juaj
A keni muzikë në PC-në tuaj që dëshironi ta dëgjoni në telefonin tuaj? Përdorni Nokia
Ovi Player dhe një kabllo të dhënash USB për të menaxhuar dhe sinkronizuar
koleksionin tuaj të muzikës.
1 Përdorni një kabëll të dhënash USB të përputhshëm për ta lidhur telefonin tuaj
me kompjuterin tuaj. Sigurohuni që të jetë futur një kartë kujtese e përputhshme
në telefonin tuaj.
2 Zgjidhni
Transf. media
si regjimin e lidhjes.
3 Në kompjuterin tuaj, hapni Nokia Ovi Player. Për më shumë informacion, shihni
ndihmën e Nokia Ovi Player.
Disa skedarë muzikorë mund të mbrohen nga menaxhimi i të drejtave dixhitale (DRM)
dhe nuk mund të luhen në më shumë se një telefon.