
Kodet e hyrjes
kodi PIN ose PIN2
(4-8 shifra)
Këto mbrojnë kartën SIM nga përdorimi i paautorizuar ose
nevojiten për të përdorur disa veçori.
Ju mund të vendosni telefonin tuaj që të kërkojë kodin PIN kur
e ndizni.
Nëse karta SIM nuk është dhënë ose harroni kodet, kontaktoni
me ofruesin tuaj të shërbimit.
Nëse e shkruani gabim tre herë me radhë kodin, ju nevojitet ta
zhbllokoni kodin me kodin PUK ose PUK2.
kodi PUK ose PUK2
(8 shifra)
Këto kërkohen për të zhbllokuar kodin PIN pse PIN2.
Nëse nuk janë dhënë bashkë me kartën SIM, kontaktoni me
ofruesin tuaj të shërbimit.
numri IMEI
(15 shifra)
Kjo përdoret për të identifikuar telefonat e vlefshëm në rrjet.
Numri mund të përdoret edhe për të bllokuar, për shembull,
telefonat e vjedhur.Mund t'ju nevojitet gjithashtu t'i jepni
numrin shërbimeve të Nokia Care.
Për të parë numrin tuaj IMEI, formo *#06#.
Kodi i kyçjes (kodi i
sigurisë)
(min. 5 shifra)
Kjo ju ndihmon ta mbroni telefonin tuaj nga përdorimi i
paautorizuar.
Ju mund të vendosni telefonin tuaj që të kërkojë kodin e
bllokimit që përcaktoni ju. Kodi standard i bllokimit është
12345.
Ruajeni kodin e fshehtë sekret dhe në një vend të sigurt, larg
nga telefoni juaj.
Nëse e harroni kodin e sigurisë dhe telefoni juaj është i
bllokuar, telefoni juaj do të ketë nevojë për shërbim. Mund të
aplikohen tarifa shtesë dhe të gjitha të dhënat personale në
telefonin tuaj mund të fshihen.
Për më shumë informacione, kontaktoni me Nokia Care ose
shitësin e telefonit.
Ndezja
11