
Rreth Nokia Suite
Me aplikimin e kompjuterit Nokia Suite, ju mund të:
•
Kopjoni përmbajtje, si këngë, fotografi ose videot tuaja midis telefonit dhe
kompjuterit dhe mbani të preferuarat tuaja gjithmonë me vete. Skedarët
muzikorë e mbrojtur nga menaxhimi i të drejtave dixhitale (DRM) mund të kenë
kufizime për kopjimin ose leximin.
•
Mbani të përditësuar softuerin e telefonit dhe merrni veçori të reja me
përditësimet e softuerit. Gjithashtu mund të krijoni kopje rezervë të telefonit dhe
të aplikimeve para se ta përditësoni atë.
Shërbimet Nokia
47

•
Krijoni kopje rezervë të informacioneve të rëndësishme, si kontaktet ose
mesazhet, në kompjuterin tuaj për t'i rikthyer me lehtësi në rast se ju humb
telefoni.
•
Eksploroni pjesën argëtuese dhe shkarkoni aplikime, lojëra dhe argëtime të tjera
në telefonin tuaj.
Për të mësuar më shumë rreth Nokia Suite dhe për të kontrolluar se me cilat sisteme
operative funksionon Nokia Suite, shkoni te www.nokia.com/support.